FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Manjani tregon bisedën me Donald Lu: Sheshuam disa keqkuptime

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar lidhur me takimin në një kafe që pati me ambasadorin Donald Lu. Ai pohoi se kishte pirë kafe me Lu-në pa asnjë kompleks dhe paragjykim, edhe pse disa herë Manjani nuk i ka përkrahur qëndrimet e ambasadorit.

Përmes një statusi në “Facebook”, Manjani, që vjen nga radhët e LSI-së tregoi se me ambasadorin e SHBA-ve folën për të sotmen dhe të ardhmen, ndërsa shtoi se kishin sheshuar çdo keqkuptim mes tyre në të shkuarën. Kujtojmë se Manjani dhe ambasadori Lu u fotografuan teksa pinin kafe në një nga hotelet e rëndësishëm në Tiranë.

Postimi i Manjanit në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Po, pimë një kafe së bashku me Ambasadorin Lu. Pa asnjë kompleks e as paragjykim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Asgjë personale!

Folëm goxha, për të sotmen dhe të ardhmen… Edhe për të shkuarën folëm pak. Sheshuam edhe disa keqkuptime që na mbanin larg…

Nuk mund të them më shumë, sepse dua të respektoj Ambasadorin dhe konfidencën që i ofruam njeri-tjetrit…

Faleminderit medias për vemendjen!”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?