Matthew Palmer pas Bashës, mbërrin te LSI, takim me Kryemadhin

Zëvendës-Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka mbërritur në selinë e LSI-së.

Më herët, zyrtari amerikan u prit në oborrin e selisë blu nga ish-ministri i Punëve të Jashtme, Aldo Bumçi dhe ish-deputeti Oerd Bylykbashi, ku Palmer zhvilloi një takim me kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Në këtë takim me Kryemadhin pritet të diskutohet për gjendjen politike në vend dhe zhvillimet e tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkaq, pas këtij takimi, Zëvendës-Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Matthew Palmer do të zhvillojë dhe një tjetër takim në Presidencë, ku do të pritet nga Kreu i Shtetit Ilir Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?