FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mazhoranca tërhiqet nga konfiskimi i banesës për debinë e energjisë

Mazhoranca tërhiqet nga vendosja e barrës hipotekore për konsumatorët familjarë që kanë mbi 3 milionë lekë të vjetra debi për energjinë.

Kreu i komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe tha në studion e Ora News se projektligji për energjinë do ti paraqitet Kuvendit me këtë ndryshim në nenin që përcaktonte barrë hipotekore për konsumatorët me këtë nivel të debisë, por përjashtimi është vetëm për familjarët dhe jo për biznesin

Braçe: “Me iniciativën e kryeministrit është zhvilluar një konsultë shumë e gjërë qoftë mes drejtuesit të grupit parlamentar të PS, anëtarëve të qeverisë, drejtuesve të Komisioneve të PS, e kemi marrë në shqyrtim jo vetëm nenin 92, por dhe atë 93 të ligjit për energjinë elektrike. I kemi shkuar drei në fund idesë që do të ishte një penalizim apo mbivendosje me kodin e procedurave civile, ajo e historia e vendosjes së barrës hipotekore, jo të sekuestrimit. Puna e sekuestrimit nuk është e shkruar në ligj. Kemi dy shqetësime, sëpari të atyre qytetarëve që vjedhin energjinë elektrike, këtë duhet ta adresojmë. Së dyti kemi probleme me biznesin. Vendosja e barrës hipotekore nuk do të reflektohet në këtë ligj për familjarët, por vetëm për biznesin. Kjo do të ndodhë të enjten”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?