Mbërrin zyrtarisht, opinioni final i ‘Venecias’ për Vetingun

Ka mbërritur sot në Tiranë, opinioni final i Komisionit të Venecias për ligjin e Vettingut, kërkuar nga Gjykata Kushtetuese.

Burimet thanë se opinioni iu është vënë në dispozicion partive politike dhe tashmë pritet të zbulohet se cili është gjykimi.

Opinioni i Komisionit të Venecias do të jetë bazë për vlerësimin e rekomandimit të Komisionit Europian për çeljen e negociatave me Shqipërinë, gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave të BE-së në 15 dhjetor të këtij viti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pak me heret, ambasadori amerikan Donal Lu ka ngritur sërish sot lart rëndësinë e zbatimit të Ligjit të Vettingut në Shqipëri dhe e ka vlerësuar opinionin që pritet nga Komisioni i Venecias, me fjalët e ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

“I jemi mirënjohësh Komisionit të Venecias për këshillat e urta, – tha Lu. – Jam dakord me Doktor Sali Berishën që ka thënë para disa kohësh se opinioni i Venecias afron një bazë solide për t’i dhënë vendit, reformën më të mirë të drejtësisë.”

Deklarata e ambasadori amerikan u bë në Simpoziumin Antikorrupsion “Sytë drejt së ardhmes: Muri i korrupsionit çahet!” ku ishte i pranishëm edhe kreu i shtetit, Presidenti Bujar Nishani.

“Gjatë këtyre 3 ditëve simpozium, – tha Lu, – ju keni degjuar se si është luftuar korrupsioni në Rumani, Kroaci dhe SHBA. Në secilën prej këtyre rasteve ai nuk u luftua nga të huaj, por nga prokurorë, policë, gazetarë dhe qytetarë me kurajo të tre vendeve. Kjo nuk u arrit nga të huajt dhe sigurisht që nuk u arrit nga politikanët.

Por si do luftohet korrupsioni i nivelit të lartë në Shqipëri?

Kjo nis me Vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve në fillim të vitit të ardhshëm. Pasi të jenë vlerësuar mjaftueshëm prokurorët, prokurorët e pastër do të përzgjedhin anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe ky Këshilli do të përzgjedhë SPAK-un; prokurorët e lartë të SPAK-ut do të përzgjedhin Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Është bërë shumë kujdes pë të ndërtuar një sistem që është i pavarur dhe është i izoluar nga trysnitë politike. Gjithashtu kjo do kërkojë që populli shqiptar ta vëzhgojë këtë proces me kujdes që të sigurohet që asnjë politikan, gjyqtar apo prokuror të mos manipulojë rezultatin e këtij sistemi.

I jemi mirënjohës komisionit të Venecias për këshillat e urta. Jam dakort me Doktor Sali Berisha që ka thënë se opinioni i Komisionit të Venecias afron një bazë solide për t’i dhënë vendit reformën më të mirë të drejtësisë.

Të gjitha forcat politike shqiptare duhet të mbështesin këshillën e urtë të Komisionit të Venecias. Kam besim në mençurinë e popullit shqiptar, i paepur dhe i lodhur nga korrupsioni në këtë vend.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?