Mbështetja ndaj Hoxhës, Shehi: Në 25 vite nuk u bë de-enverizimi
Një sondazh i pak ditëve më parë, nxirrte shifra të larta të preferencave ndaj ish-diktatorit Enver Hoxha.
Pedagogu i njohur Romeo Gurakuqi, thotë se të dhënat e këtij sondazhi kanë disa faktorë që sjellin këtë sondazh.
Sipas tij, kjo vjen për shkak të dëshpërimit por edhe për shkak të mobilizimit në media që kontrollohen kryesisht nga të majtët.
Politikani Dasashmir Shehu thotë se kjo vjen pas në 25 vite nuk është kryer procesi i de-enverizimit.
Historiani Paskal Milo tha se e lexonte sondazhin si një zhgënjim të madh të shqiptarëve për situatën aktuale.
Sociologu Kosto Bajraba tha se sondazhi është bërë në Shqipërinë reale.
Mendimi i 49% të shqiptarëve: Komunizmi ide e mirë, por e zbatuar keq
Pjesë nga intervista:
Gurakuqi: Rezultati nuk është ai që i përket një komuniteti shqiptar në tërësi, qoftë ai që banon në Shqipëri, qoftë jashtë. Koha kur bëhet ky sondazh është pak i vështirë për komunitetin, në sensin që ka një rritje të nostalgjisë të diktuara nga udhëheqja aktuale që ka ndikuar edhe në rezultatin e sondazhit.
Është e lidhur edhe me klimën politike në vend. Klima e dëshpërimit nga njëra anë, dhe klima që sundon në media të sunduara nga një dorë e majtë e cila kontroll mediat. Është klima e mobilizimit social, të kontrolluara nga dy parti politike. Ky është rezultati i 25 vite, ku Shqipëria nuk arriti të bënte dot kthesës drejt një mentaliteti të demokracisë liberale.
Shehu: Një popull shpesh herë i lodhur e gjen alternativën jo tek një vështrim përpara, por e sheh tek e kaluara e vet që i duket se i ka treguar më shumë siguri. Në fakt ishim më të sigurt. Kjo vjen pasi në 25 vjet nuk u bë de-enverizimi i shoqërisë shqiptare. Nuk u vu gishti mbi plagë që është bërë kjo, kjo gabim dhe për këtë janë përgjegjës…kohën e kaluar e kemi riinvestuar politikisht. Sa herë ka ardhur në pushtet e majta, ka thënë se e kaluara nuk ishte aq e keqe.
Hila: Këtë duhet ta bënte e djathta…
Shehi: Nuk kemi qenë të zotë. Sepse edhe djathta shqiptare nuk ka qenë shumë e djathtë, sepse ka qenë e arnuar me të majtën. Shumë nga këta të djathtë një këmbë e kanë pasur tek e kaluara e vet. I bie që të jenë autokritikë edhe më babain e vet. edhe periudha është e shkurtër, sepse njerëzit janë ende gjallë. Kur shoqëri të marrë një distancë historike, për ta gjykuar më ftohtë.
Milo Sondazhi, zhgënjim i madh i shqiptarëve
Milo: Unë sondazhin e shoh jo si nostalgji ndaj Enver Hoxhës dhe regjimit, por e shoh si një tregues zhgënjimi të madh të shqiptarëve për zhgënjimin për situatën ku ndodhet vendi.
E shoh si një dështim të klasës politike shqiptare që në 25 vjet që përkundrejt premtimeve, sot vazhdojmë të jemi vendi gati i fundit në Evropë ku perspektiva e integrimit evropian të Shqipërisë dhe integrimi i plotë të saj është shumë vite larg akoma. Shqiptarët e kanë humbur besimin tek klasa politike.
Përgjegjësinë e ka edhe Sali Berisha sepse ka qeverisur 13 vite, 5 si President dhe 8 si kryeministër.
Të dhënat e sondazhit
Gurakuqi: Duhet parë edhe kampioni. Vetëm 4% është me shkollë të lartë. Pra do të thotë se niveli kulturor është i ulët. E dyta ne duhet të pranojmë që bëhet fjalë për një shoqëri ka dalë nga një regjim shumë i ashpër, nga e cila forca e komprometimit ka penguar….
Hila: Ata pranojnë se kanë marrë pjesën e shoqërisë me shkollë të mesme
Bajraba: Kjo grafi që bën sondazhi është Shqipëria reale, jo Shqipëria që duam. Kjo është Shqipëria që kemi prodhuar në 25 vjet. Ne nuk kemi kulturë kapitaliste. Ne kemi pasur pritshmëri të larta për demokracinë në vitin 1990, kur i pyesnim për 5 vjet nuk jepnin përgjigje dhe kur u thoshim 10 vjet irritoheshin.
KOHA JONË SONDAZH

