Rama sulmon Metën, Bashën dhe Berishën. Jep porositë për 6 marsin
Paraditen e sotme është mbledhur grupi parlamentar i Partisë Socialiste, ku i pranishëm është edhe Kryeministri Edi Rama.
Në fjalën e tij para deputetëve të PS, Rama ka sulmuar presidentin Ilir Meta, kreun e PD Lulzim Basha si dhe ish-kryeministrin Sali Berisha teksa ka folur për zgjedhjet e pjesshme vendore. Fillimisht ai e nisi me dekretin e Presidentit, duke e akuzuar Metën se mban peng të hënës së tij institucionin e Kreut të Shtetit.
Rama kërkoi në mbledhjen e grupit parlamentar të PS që në këto zgjedhje të ketë organizim të mirë, por pa lënë pas dore asnjë angazhim tjetër dhe duke mos e humbur fokusin nga këshillimi kombëtar në gjithë territorin e vendit.
“Një objektiv i ri afatshkurtër është shfaqur papritur para nesh me nxjerrjen e dekreteve presidenciale për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki pas një periudhe të gjatë shkeljeje dhe shtypjeje të Kushtetutës nga ana e zotërisë, i cili e mban institucionin e Kreut të Shtetit peng të hënës së tij, edhe për pak kohë fatmirësisht. Ne do ta përmbushim me seriozitet detyrimin tonë për të garuar që në këto 6 njësi vendore të zgjidhen kandidatët e PS. Për fushatën do të organizohemi sa më mirë, por pa lënë pas dore asnjë angazhim tjetër dhe duke mos e humbur fokusin nga këshillimi kombëtar në gjithë territorin e vendit. Sepse këshillimi kombëtar është dhe një shtysë që gjithë deputetit të kthehen tek njerëzit”, deklaroi Rama.
Tre lider, njëri grata, tjetri non grata, i treti të dyja bashkë edhe grata dhe non grata. Tre popuj nga mbrapa tyre”, tha Rama, duke iu referuar Metës, Bashës e Berishës.
KOHA JONË SONDAZH

