Mblidhet Kuvendit, pritet votimi i ministrave të rinj
Ndryshimet e reja në qeveri rikthejnë punimet e Parlamentit, i cili sot në 17:00 do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme.
Mbledhja është kërkuar nga kryeministri Edi Rama, i cili i ka dërguar një letër zyrtare kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi duke i kërkuar që të mbledhë ligjvënësit në një seancë të jashtëzakonshme, me qëllim shqyrtimin e dekreteve të shkarkimit dhe të emërimit të ministrave, brenda afatit të përcaktuar në pikën 2 të nenit 98 të Kushtetutës. Presidenti i Republikës Ilir Meta dekretoi mëngjesin e 31 dhjetorit Olta Xhaçkën dhe Niko Peleshin në postet e ministrave për Europën dhe Punët e Jashtme dhe të Mbrojtjes.
KOHA JONË SONDAZH

