Ilir Meta deklaron: Politikë për qytetarët dhe një Shqipëri europiane

U mbyll Konventa Kombëtare e LSI. Një organizim përfekt. Debat, diskutime, analiza, pyetje dhe në fund një parti më e emancipuar dhe demokratike. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim,njëkohësisht Kryetar i Kuvendit, Ilir Meta tha se “nga kjo konventë LSI del me ide më të qarta për të ardhmen dhe është një forcë politike edhe më cilësore”.

Ai bëri të ditur se vijojnë ende radhët e votimit për forumet drejtuese të partisë, ndërsa shtoi se rezultati do të dal pasi të ketë votuar dhe delegati i fundit.

“Do të presim deri sa të votojë delegati i fundit. Do ta shpallim rezultatin në prani të mediave. Nga kjo konventë, LSI është një forcë më cilësore me një progam të qartë për Shqipërinë europiane”, shtoi Meta. Ai tha se “kjo forcë politike kërkon rritjen e cilësisë në arsim, në kulturë, në forcimin dhe zhvillimin ekonomik”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke falënderuar mediat për mbulimin e kësaj Konvente, Meta tha se “LSI nuk  ankohet për mediat”, pasi sipas kreut të Kuvendit, “një politikan që ankohet për mediat është si një marinar që ankohet për ujin”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ilir Meta theksoi se duhet të punohet më shumë për një Shqipëri evropiane dhe se Konventa kontribuoi për këtë.

Ai tha se prioritet duhet të mbetet zhvillimi ekonomik i vendit, duke investuar siç theksoi jo vetëm nga pikëpamja mediatike në sektorë të caktuar por financiarisht. Ndër të tjera Ilir Meta tha : Ju ftoj të punojmë për një Shqipëri akoma më evropiane, e cila mund të bëhet e tillë duke patur një LSI edhe më evropiane dhe unë mendoj që kjo konventë kontribuoi dhe ndihmoi për një LSI shumë më cilësore për të ardhmen, për një LSI që do të ndihmojë për forcimin e institucioneve demokratike në vend, për një LSI që do të ndihmojë për një zhvillim ekonomik më të qëndrueshëm dhe më transparente dhe më të prekshëm për çdo qytetar.

Për një orientim më të qartë të politikave ekonomike, duke iu dhënë prioritetin e duhur jo vetëm mediatik, por edhe buxhetor sektorëve më të rëndësishëm për rritjen ekonomike të vendit, bujqësisë, turizmit, duke rritur cilësinë e sistemit arsimor dhe duke u thelluar shumë më tepër për arsimin profesional.

Me tej Ilir Meta vazhdoi duke folur për koalicionin, politikën dhe dëshirën për një Shqipëri me të begatë. Konventa e LSI ishte, realisht, një shembull për politikën shqiptare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?