Mbyllet në shumicën e vendit Referendumi për shkarkimin e Bashës, dalin rezultatet e para

Kanë dalë rezultatet e para të Referendumit për shkarkimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD.

Në një kohë që në disa vende vijon të jetë i hapur procesi i votimit, në të tjera janë mbyllur kutitë dhe ka nisur numërimi i votave.

Deri më tani 3 zona kanë përfunduar numërimin:

Swiss Digital Desktop Reklama

Pogradec – 502 pro, 5 kundër, 3 të pavlefshme

Swiss Digital Mobile Reklama

Kolonjë: 404 vota pro shkarkimit, 0 kundër, 0 të pavlefshme

Selenicë, nga 564 votuan 257. Nga votat 255 votuan pro shkarkimit, 2 vota kundër. Krahasuar me zgjedhjet e 13 qershorit është rritur numri i pjesëmarrësve. Në qershor votuan 225 demokrat.

Që prej orës 08:00 të mëngjesit nisi referendumi i thirrur nga Sali Berisha për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Ndonëse u caktua që në orën 17:00 të mbyllej procesi i votimit, u vendos që të shtyhej me një orë dhe nëse do të kishte fluks, të vijonte procesi derisa të votonte edhe anëtari i fundit i PD.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?