Mbyllja e Call-Centerave, Kokëdhima: Vendim vrastar. Qeveria e opozita të lobojnë në Senatin Italian

Me ligjin e ri që miratoi parlamenti Italian, pronarët e call center-ave mund të bëjnë biznes vetëm në BE. Nga ky vendim, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima shprehet se 25 mijë të rinj e të reja shqiptarë, të punësuar në call center do dalin të papunë, gjë që sipas tij, për kushtet e vendit tonë, kjo është një tragjedi.

“Vitin e ardhshëm ekonomisë tonë dhe këtyre vajzave e djemve do tu mungojnë rreth 150 milionë dollarë. Në Shqipëri kanë dështuar plotësisht politikat e qeverive të tranzicionit për të ndërtuar një ekonomi reale dhe një treg pune të qëndrueshëm. Ne nuk eksportojmë produktet tona, por thjesht eksportojmë në mënyrë direkte ose indirekte krahë pune”- shkruan Kokëdhima në një reagim të tij në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook”.

Duke vijuar më tej ai shpreh çudinë e tij se si Tirana Zyrtare është kapur në befasi nga ky ligj, që ai e cilëson, vrastar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është dashur, që kjo çështje të bëhej e njohur dhe të negociohej qysh në fillim, qysh në nisje të procesit të hartimit të këtij ligji, muaj e ndoshta vite më parë. Bëhet gjithë ky aktivitet me BE, vajtje-ardhje, takime, negociata, konferenca, plane e bisedime. Në krye të gjithë diskutimeve, gjatë gjithë këtij viti, duhet të ishte mbrojtja e punës së këtyre të rinjve e të rejave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qeveria dhe opozita duhet të punojnë së bashku. Të lobojnë bashkarisht në Senatin Italian dhe në qarqet politike e diplomatike në BE me qëllim që të bllokohet kjo fatkeqësi për Shqipërinë”- thekson Kokëdhima në reagimin e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?