“Me çeljen e pranverës së pushtetit, po afrohen ithtarët e interesave jo demokratët e idealit”
Partia Demokratike në zgjedhjet e ardhshme, në listën e saj të deputetëve, do të ketë 35% të rinj. E kjo deklaratë e ky qëndrim i kreut Lulzim Basha, ka nxitur një reagim edhe të vetë deputetëve që janë pjesë e grupit parlamentar të PD-së. Shumë spekullime janë që në zgjedhjet e ardhshme do dhurojnë supriza të mëdha, e fjalën e kanë për gardën e vjetër, që nuk do të figurojë në listën e deputetëve.
Shpesh është aluduar mbi saktësinë e listave të firmëtarëve të PD-së. Në këtë 26 vjetor, një prej deputetëve të kësaj partisë, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social facebook, disa foto e një shkrim, ku rrëfehet, organizimi i saj, në protestat e famshme të studentëve. “26 vite PD, koha e forcon më shumë mrekullinë e Lirisë dhe guximin e luftëtarëve të saj. Krenare që jam njëra nga ata”,- shkruan Hajdarmataj.
Mimoza Hajdarmataj, e cila prej dy vitesh, është në shërbim të komunitetit si deputete, vë theksin tek vlera që duhet të ketë sot një deputetet që ka qenë student i dhjetorit. Por Hajdarmataj, në foton e mëposhtme, shihet qartë se si shkrimi i saj origjinal, tregon se ajo sot është aty ku edhe ka kërkuar demokracia dhe studentët.
“Pas 26 vitesh Partia Demokratike, me lindjen, rritjen dhe përballimin e shumë sfidave, të bën të reflektosh mbi fuqinë hyjnore të Lirisë dhe mrekullinë e Demokracisë. Idealistët dhe mbështesit e tyre janë gjithmonë modele që koha nuk i nxjerr nga rrjedha por thjesht mund ti vonojë orën e fitores”.
Më tej, deputetja shkruan se: “Personalisht ndihem më krenare dhe vlerësuese se kurrë, për veten dhe për ata mijëra të rinj dhe demokratë, që me shpirt dhe me mendje, besuam dhe mbështetëm me pasion dhe që në fillim, vlerat dhe parimet e PD”.
E mesazhi i saj, është për ata që e panë PD-në, si një vend ku të përfitonin në vend që të jepnin kontributin e tyre por sipas saj,rezistenca përgjatë historisë së vështirë të këtij tranzicioni, por edhe gjatë pushtetit, janë cilësitë e demokratëve të vërtetë.
E jo për nga rëndësia, Mimoza Hajdarmataj shpreh frikën e saj, se në pranverë në PD, do të afrohen ata që e shohin PD për interesa e jo për ideal. Por për kë e ka deputetja, ajo mbetet emigmë.
“Ata që kanë ikur nga shtëpia e vlerave të lirisë, në këtë dimër opozite për PD dhe ata që afrohen me çeljen e pranverës së pushtetit, nuk janë demokratët e idealit, por ithtarët e interesave. Falë Zotit që me kohë, edhe në politikë, gjërat kullohen dhe e mira ndahet nga e keqja”,- deklaron Hajdarmataj.
R.SH

KOHA JONË SONDAZH

