Më mirë të rikthehet Lulzim Basha në krye të PD, se sa me Alibeaj “kryetar”!
Nga Daniel Muçaku-
Tashmë jemi para faktit të kryer, gjykata e Apelit dha vendimin për rrëzimin e Berishës si kryetar në PD. Historia e gjyqeve që do të vazhdojnë do të jenë të kota sepse PD-ja nuk kthehet më tek Sali Berisha. Të paktën si emër, ndonëse elektorati demokrat në shumicë është më të.
Por në gjykatën e shkallës së parë figuron akoma kryetar në PD, Lulzim Basha. Ndërsa Enkelejd Alibeaj është “kryetar” nga sekretari i përgjithshëm, Gazmend Bardhi.
Pra “kryetar” pa zgjedhje, thjesht i emëruar!
Ndaj kështu si erdhën punët më mirë të kthehet zyrtarisht e politikisht Lulzim Basha në krye të PD-së, të asaj PD-ja që vendosi Apeli.
Edhe çështjen e “rusëve” e sqaroi mirë dosja e ish-agjentit të FBI se ishte lojë dhe jo e vertetë. Ndaj Basha duhet të rikthehet. Bile ditën e hënë!
Basha ka statur, ka imazh, ka miq-armiq, por nuk është pa eksperiencë politike dhe qeveritare.
Më mirë Basha sepse mund të fitojnë disa bashki si PD në këto zgjedhje! Ndryshe do të përfundojnë në shoqatë me 14 maj.