Meçollari ”ushtar politik”, Noka: Nxirr dokumentin; Xhaçka: I klasifikuar

Akuzat ndaj Artur Meçollarit, i propozuar në grupin negociator për paktin me Greqinë, nuk janë pranuar nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka tha se po bëhen ”pse nuk pranoi të hante çorbën e prishur të gatuar në kurriz të pronave të shtetit shqiptar”. E thirrur në Komisonin e Sigurisë, Xhaçka është përplasur me deputët e opozitës.

Pjesë nga debati me deputetin e PD-së Flamur Noka

Noka: Ose paraqisni dokumentin ose tërhiqni gënjeshtrën dhe kërkoni falje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Xhaçka: Më pyete për transparencën e negociatave, fakti që po e diskutojnë është tregues i një standardi krejt tjetër. Kam ardhur tu jap fund këtu përrallave tuaja me spiunë dhe partizanë, po prisni.

Swiss Digital Mobile Reklama

Noka: Je ministre nuk je njeri rrugësh këtu, trego urdhrin që refuzoi Meçollari.

Xhaçka: Nuk jemi në rrugë që të flasësh kështu. Kam ardhur për tu dhënë llogari, nëse nuk keni interes mund të vazhdoni me njëri-tjetrin, por unë duhet të flas për standardin dhe transparencën e negociatave. Ndryshe nga marrëveshja e 2009, marrëveshja e 2018 vetëm pas autorizimit nga presidenti. Publiku është informuar aq sa ka qenë e nevojshme.

Noka: Nxirr dokumentin.

Xhacka: Dokumenti i shndërrimit të Meçollarit në ushtar politik, ai është një dokument i klasifikuar nuk menaxhoni dot dokumente të klasifikuara, nuk keni regjistër, jam unë autoriteti që klasifikoj dhe deklasifikoj.

Noka: Nëse është urdhër politik moj zonjë, këtë nuk e klasifikon dot ti.

Xhacka: Bëni kërkesë, jeni të mirëpritur në MM për të aksesuar gjithë informacionin e duhur, këtu nuk e administroni dot aq më pak në mbledhje të hapur. Ja ku është dokumenti me 16 firma që refuzon urdhrin politik, ja format, me dokumentin njiheni pas kërkesës, kur të vini në MM e shihni.

Xhacka: Nuk ka asnjë fakt që Meçollari ka shkëmbyer informacion të klasifikuar me vende jomiqësore të NATO-s.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?