Mediat botërore për protestën e opozitës
Politikë E Premte, 24 Shtator 2021 15:36
Protesta e opozitës, e cila nisi në orën 18:00 është pasqyruar në mediat kryesore ndërkombëtare. “Daily mail” në Britani është ndër mediat që e ka pasqyryar atë hap pas hapi.
Partitë opozitare shqiptare u mblodhën të shtunën në Tiranë, duke bërë thirrje që qeveria socialiste të japë dorëheqjen dhe që vendi të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Disa u përpoqën të sulmonin ndërtesën e parlamentit, por policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe me kanalet e ujit.
Mijëra mbështetës të opozitës nga mbarë vendi u shfaqën në Bulevradin “Dëshmorët e Kombit”, që mbanin postera dhe sllogane antiqeveritare, duke hedhur fishekzjarre dhe lëndë të tjera piroteknike ndaj policisë.
Protestuesit thyen kordonin e policisë në hyrjen kryesore të Kryeministrisë, por nuk u përpoqën të hapnin dyert e saj. Policia nuk e përdori gazin lotsjellës në Kryeministri, por e përdori atë kur demonstruesit u përpoqën të sulmonin Parlamentin.
Demonstruesit qëndruan më shumë se dy orë para Parlamentit duke hedhur vazhdimisht objekte dhe fishekzjarre. Në një makinë që ishte parkuar afër Parlamentit, iu vu zjarri. Policia u bëri thirrje protestuesve të qëndrojnë të qetë, por më pas nisën hedhjen e gazit lotsjellës.
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj denoncoi sulmet ndaj policisë, duke thënë se pesë policë u plagosën. Disa demonstrues dhe disa gazetarë u prekën gjithashtu nga gaz lotsjellës.

KOHA JONË SONDAZH

