FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mediat italiane: Dhuna e policisë në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës

Protesta e opozitës e kësaj të shtune në Tiranë ka bërë jehonën e medieve italiane.

“Corriere della Sera” shkruan se “protesta e 12-të e opozitës së qendrës së djathtë ka kërkuar sërish zgjedhje të parakohshme dhe largim të qeverisë socialiste të akuzuar se fitoi pas lidhjeve me krimin e organizuar. Policia përdori lëndë lotuese për të larguar protestuesit”.

“Ansa” shkruan se Tirana u përfshi nga incidentet pasi opozita e drejtuar nga Lulzim Basha zbriti sërish në shesh për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama për të sjellë një qeveri tranbzitore që do të përgatisë zgjedhjet e parakohshme. “Bomba molotov, gurë dhe tymuese u hodhën nga manifestuesit në godinën e qeverisë dhe atë të parlamentit” – raporton “Ansa”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa “RAI” raporton se mbi 1500 policë ishin mobilizuar për manifestimin e së shtunës. “Godinat qeveritare ishin blinduar me forca policie” – shkruan Rai ndërsa shton se prej shkurtit opozita ka braktisur parlamentin duke dorëzuar mandatet e deputetëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Il Messaggero” shkruan se në Tiranë pati përplasje mes protestuesve dhe policisë e cila përdori lëndë lotuese për të shpërndarë turmat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?