FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mediat ndërkombëtare: Mijëra protestues rrethojnë parlamentin shqiptar

Mediat e mëdha ndërkombëtare vijojnë të raportojnë nga Tirana për situatën e tensionuar politike. Prestigjiozja amerikane “Washington Post” shkruan se mijëra persona kanë rrethuar parlamentin në Shqipëri duke kërkuar zgjedhje të reja.

“Mijëra protestues, që mbështesin opozitën në Shqipëri, kanë rrethuar parlamentin duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme. Ata e akuzojnë kabinetin qeveritar për korrupsion dhe lidhje me krimin.

Ndërtesa e parlamentit u rrethua të martën nga qindra oficerë policie dhe nga tela me gjemba. Ligjvënësit e pozitës së qendrës së djathtë të udhëhequr nga Partia Demokratike, kanë hequr dorë nga postet e tyre. Gjatë protestave të fundit, protestuesit kanë hedhur shashka dhe objekte të forta, kurse policia është përgjigjur me gaz lotsjellës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Opozita nuk i ka marrë parasysh thirrjet e Bashkimit Europian, SHBA dhe organizatave ndërkombëtare për të hyrë në bisedime me rivalët e saj politikë. Socialistët në pushtet të kryeministrit Edi Rama kanë 74 nga 140 vende në parlament. Shqipëria shpreson të nisë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian në qershor” – raporton “Washington Post” duke cituar burime të “Associated Press”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?