Mediu i kthehet Ramës: Ti je njeriu që i bëri kriminelët politikanë, nuk bëhem pjesë e lojës tënde

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, duke i thënë se nuk do të bëhet pjesë e lojës së tij, ku akuzon se Rama është njeriu që kriminelët i bëri politikanë. ”Ndryshe nga ty unë e kam për nder të respektoj çdo republikan dhe demokrat që më ka votuar. Kam pas nderin dhe kënaqësinë të kem pasur lider Sabri Godon, i cili njerëz gojëlig si ty i neveriste. Kam pasur dhe e kam për nder të kem punuar me Sali Berishën që e bëri Shqipërinë vënd anëtarë të NATO-s”,-shkruan Mediu në facebook.

Postimi i plotë

Edi Rama njeriu që shkatërroi vendin dhe ka ndërtuar regjimin më të korruptuar, njeriu që i bëri kriminelët politikan, horrat biznesmen dhe batakcinjtë nderin e qeverisë ka përfolur sot gjithë përfaqësuesit e opozitës. Edi Rama unë kam qenë në të djathtë e do jem në të djathtë, në mbështetje të pronarëve që ti i rrëmben pronat me dhe pa ligj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndryshe nga ty unë e kam për nder të respektoj çdo republikan dhe demokrat që më ka votuar. Kam pas nderin dhe kënaqësinë të kem pasur lider Sabri Godon i cili njerëz gojëlig si ty i neveriste. Kam pasur dhe e kam për nder të kem punuar me Sali Berishën që e bëri Shqipërinë vënd anëtarë të NATOs.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kam qenë, ngelem besnik i PR dhe aleat i PD jo si ty që shkon në cdo hu për të mbajt pushtet dhe shkatërruar Shqipërinë. Nuk jam bërë e nuk bëhem pjesë e pazarit tënd për të hequr votat e të djathtës, siç bën ti me pelivanë të politikës.  Lojën tënde të pistë për të vjedhur zgjedhjet mund dhe duhet ta ndal vetëm një opozitë e bashkuar dhe cdo njeri që nuk i bashkohet pazarit të fëlliqur që ti bën cdë ditë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?