Mediu në Washington: Zgjedhjet, kyc për demokracinë

Kryetari i Partise Republikane Fatmir Mediu, ka vazhduar turin e takimeve ne washington, me personalitete te larta te Kongresit dhe Senatit amerikan. Në takimet në Kongres, u diskutua situata e rëndë që po kalon Shqipëria, jo vetëm në planin ekonomik, por dhe përdorimin e pushtetit për interesa klienteliste korruptive.
Të gjithë bashkëbiseduesit theksuan se: “Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë kusht dhe detyrim për një demokraci funksionale.  Proçeset e manipuluara nga qeveria, vërejtjet e OSBE/ODHIR janë dhe qëndrim i SHBA”.
Ata shprehën shqetësimin për forcën e krimit në Shqipëri, trafikun e drogës dhe sidomos involvimin e qeverisë në kultivimin e marihuanes për qëllime politike.
Takimet në dhomën e përfaqësuesve u zhvilluan me Kongresmenin Danna Rohrabacher, Kryetari për Europën dhe Azinë, një nga kandidaturat e konsideruara për Sekretar Shteti nga Presidenti Trump, Kongresmenët Robert Aderholt, John Rottcklife, David Jolly, Senatorët Jim Inhofe, Tom Cotton dhe Ben Sasse.
Gjithashtu me Presidnetit e Heritage Foundation Jim DeMint për vazhdimin e projektit për ndërtimin dhe bashkëpunimin me Balkan Heritage and Policy Foundation.
Jim DeMint i shprehu kënaqësinë Z Mediu duke e bërë pjesë të Presidnetial Club të Heritage Foundation.
Me Presidentin e CNP Bob MCween organizata më e fuqishme konservatore. Një takim i veçantë ishte me z.Lee Edwards, Presidenti i Fondacionit për krimet e komunizmit, i cili shprehu interes për të kontaktuar me të përndjekurit politik të Shqipërisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?