Mediu: Nëse doni Vettingun, dëgjoni zërin e opozitës
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, mbajti dje një fjalë të gjatë në seancën e radhës të Kuvendit të Shqipërisë.
Fjalimi
Kriminalizmi që po i bëhet shoqërisë, vula kanabiste që Evropa i ka vënë Shqipërisë, procesi i Integrimit, por edhe marrëdhënia me Kosovën, kanë qenë disa prej temave që zoti Mediu ka nënvizuar gjatë fjalës së tij, si fatura që duheet paguajnë shqiptarët për keqqeverisjen aktuale.
Ne po veprojmë krejt ndryshe nga ju që qëllimisht dhe hapur, bllokuat për tre vjet integrimin e Shqipërisë, jo për kushtetutshmëri, por për Këshillin e Qarkut të Fierit dhe vetëm një muaj para zgjedhjeve, për shkak të pazarit elektoral me LSI, votuat” theksoi Mediu.
Një tjetër pikë ku zoti Mediu ka vënë theksin gjatë fjalës së tij, ka qenë marrëdhënia e Qeverisë Rama me Qeverinë e Kosovës, si dhe vizitat e shpeshta të tij të “miku Vuçiç”.
“Historia e Kosovës ka njohur lëvizje popullore, organizime politike, luftë, marrëveshje ndërkombëtare.Për herë të parë Presidenti Amerikan Bush vizitoi zyrtarisht Shqipërinë dhe solli dy premtime te media në Tiranë, Pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Keto I deklaroj atje te Kryeministri a në atë godine ku, historinë nuk e bëjnë bukuria e zyrave, por puna në gjithë këto vite. Po nëse ju çmoni si parësore, miqësinë me Serbët dhe Vuçiçin si shumë të rëndësishme sipas jush, dhe nuk kuptoj se ku qëndron kjo në interesin ekonomik, të sigurisë apo kombëtar, atëherë si qënka më pak e rëndësishme marrëdhënia dhe rakordimi i qëndrimeve tona me Kosovën?? Si mos të kuptojmë se Kosova ka sot peshën e saj në skenën botërore, jo për shkakun tonë, por për shkak të interesit dhe ndërmjetësimit të Ëashingtonit dhe Brukselit. Çdo deklaratë patriotike mund të ndezë dëshirën dhe të na përkëdhelë sedrën si shqiptarë, por cfare zgjidh apo nuk zgjidh, sepse puna dhe zgjidhjet janë me vlerë historike ato mbeten” ka deklaruar zoti Mediu.
KOHA JONË SONDAZH

