Mediu: Parlamenti holandez ka etiketuar Ramën, jo popullin shqiptar!

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, e ka konsideruar skandaloze, deklaratën e fundit të kreut të qeverisë Edi Rama në Kuvend lidhur me vendimin e Parlamentit te Holandës mbi kërkesën e tij për të rikthyer vizat përshqiptarët.

“Skandaloze. Rama e quan parlamentin holandez, racist. Po pse nuk ishte racist ky parlament kur mbështeti liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO?!

Shqëtësimi është i qartë, krimi dhe korrupsioni shqiptar siç tha Departamenti i Shtetit, është shtrirë në Amerikë dhe në Europë. A është dhe Departamenti i Shtetit, racist?!

Swiss Digital Desktop Reklama

Parlament holandez ka etiketuar Ramën dhe qeverinë e tij kriminale, jo popullin shqiptar, dhe shqiptarët janë viktima jo të racizmit, por të qeverisë së tyre.”- shkruan Mediu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?