Mediu: Shteti i qytetarëve apo i pushtetarëve?

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka bërë kritika të ashpra ndaj qeverisë, gjatë fjalës së tij në Parlament. “A është ky shteti i qytetarëve apo i pushtetarëve? Churcilli i famshëm do të thoshte: Socializmi është filozofi e dështimit, besimi i injorancës dhe ungjilli i zilisë, virtyti i saj i pandarë është ndarja e barabartë e mjerimit”, u shpreh Mediu.

Ai u ndal te raporti i OSBE-së për zgjedhjet e 25 qershor:”Në mënyrë të veçantë raporti thekson marrjen e masave urgjente për: Ndalimin e dukurisë së përhapur të shitblerjes së votës. Ndalimin e financimeve kriminale të zgjedhjeve. Ndalimin e presionit ndaj punonjësve publike dhe përdorimin e burimeve publike në zgjedhje. Probleme në qendrat e votimit në zbatimin e detyrimeve ligjore, kërcënim dhe intimidim i votuesve, Media të jetë e pavarur dhe balancuar në fushatë”.

Mediu foli edhe për reformën zgjedhore, duke theksuar se duhet të jetë: gjithëpërfshirëse me gjithë aktorët e politikës, shoqërisë, ekspertë vendas dhe të huaj, duke krijuar një debat transparent për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të drejta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai listoi edhe hapat që duhet të parashikojë reforma zgjedhore, sipas Partisë Republikane:

Swiss Digital Mobile Reklama

Kthimi i parlamentit tek qytetaret, qytetaret te votojne emrat e deputeteve dhe jo vetem siglat e partive
Frenimi i figurave te krimit dhe rrethit te tyre familjar
Frenimi i shitblerjes se votes me penalizim te subjekteve politike dhe jo thjeshte te individeve qe kryejne kete krim.
Kontrroll dhe rregull ne financimin e fushates vetem nga buxheti
Detyrimi per oraganizmin e debateve politike ne media ne kohe te percaktauar ndermjet drejtuesve te mazhorances dhe opozites. Kryeministrit dhe pretendetit apo pretendenteve per kryeminister
Vota e cdo shqiptari kudo qe ndodhet eshte detyrim per Ne, por detyra e pare eshte kthimi dhe garantimi I te ardhmes se tyre ne Shqiperi Identifikimi, votimi dhe numerimi elektronik I shoqeruar me printimin e rezultatit te votimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?