Mediu takon senatorin John Cornyn, diskuton për çështjet e brendshme të Shqipërisë

Kryetari i PR, Fatmir Mediu që ndodhet në SHBA, pati një takim të rëndësishëm me Senatorin John Cornyn, anëtar i Komisionit të Jashtëm dhe Komisionit të Inteligjencës në Senat, dhe anëtar i OSCE PA. Gjatë këtij takimi, u diskutua për organizimin e Forumin të Sigurisë, të bashkëorganizuar në Kongres më 5 shkurt, me temën “Veprimet keqdashëse të Kinës, Rusisë dhe Iranit”.

Lexoni postimin e plotë në Facebook të Mediut:

Kënaqësi të takohesha me Senatorin John Cornyn anëtar i Komisionit të Jashtëm dhe Komisionit të Inteligjencës në Senat, por dhe anëtar i OSCE PA, me të cilin biseduam për angazhimin e tij në Forumin e Sigurisë që bashkëorganizoj në Kongres në 5 shkurt me temë”Veprimet keqdashëse të Kinës, Rusisë dhe Iranit”
🔹Po ashtu biseduam për problemet me manipulimin e zgjedhjeve na qeveria në Shqipëri, lidhjet me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Përdoeimin e drejtësisë në kundërshtim me ligjet dhe kushtetutën kundër opozitës.
🔹Më tej për elementë të forumit të Sugurisë biseduam me Phol Breuder Këshilltarin për sigurinë të Senatorit Cornyn, me Paul J Bonicelli, Këshilltarin për Sigurinë të Senatorit Rick Scott, me interesin për organizimin e këtij forumi vitin tjetër në Senatin e SHBA.
🔹Kënaqësi të takoja gjatë inagurimit mikun e vjetër Senatorin James Lankford bashkë me bashkëshorten e tij Cindy. Senatori Lankford është nënkryetari i konferencës së Senatorëve Republikan dhe anëtar i Komitetit të Inteligjencës.

SHKARKO APP