Mediu vazhdon turin në SHBA, takohet me senatorë dhe kongresmenë
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu po vazhdon me takime intensive vizitën zyrtare në Uashington. Gjatë ditës së djeshme, Mediu ishte i ftuar në natën finale të konferencës “2016 President’s Club Meeting”, organizuar nga Heritage Foundation në DC.
Në mbyllje të këtij sesioni ishte prezent me një fjalim edhe zv.presidenti i sapozgjedhur Mike Pence.
Ai ritheksoi edhe njëherë vendimet e Presidentit Trump për të ringritur ekonominë amerikane, rikthimin e Amerikës si faktori kryesor i sigurisë globale, politikat shëndetësore e çështje të tjera.
Zv/Presidenti Pence gjatë fjalë së tij theksoi se vlerat konservatore të lirisë së individit, besimit dhe ekonomisë së lirë janë rruga e vetme për ta bërë Amerikën të lavdishme edhe një herë, vlera të cilat i shërbejnë çdo kombi për të përparuar.
Një tjetër aktivitet i rëndësisë të veçantë, ku Mediu merrte pjesë, ishte edhe Konferenca e Transatlantic Center të organizuar nga Johns Hopkins. Në këtë konferencë, Mediu mbajti edhe një kumtesë për Sigurinë në Ballkan dhe në Mesdhe, luftën kunder terrorizmit, korrupsionit, trafikut të drogës.
Mediu është duke vazhduar takimet e tij edhe me kongresmenë dhe senatorë të SHBA, të cilët kanë shprehur interesim në lidhje me situatën politike që po kalon Shqipëria sot.
KOHA JONË SONDAZH

