FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mesazhi i grabitësve të Rinasit, për amerikanin Palmer: “Këtu shteti jemi ne!”

Në kulmin e krizës politike, kur i dërguari i posaçëm amerikan Methju Palmer, vjen në Tiranë, bandat gati sa nuk i presin rrugën në Rinas, ku dhe grabisin ditën për diell, miliona e miliona euro, në pistën e Aeroportit të vetëm të Shqipërisë.
Brenda 24 orëve, zoti Palmer pa dhe dëgjoi në Tiranë, si të ishte në sheshin e xhirimit të një filmi amerikan me gangster, ndjeu mornicat drithëruese të goditjes së krimit në Shqipëri, në kryeqytet, në aeroport dhe në mes të ditës.
24 orë më parë, ndoshta ai morri vesh, se si policia ju turr banorëve të Bregut të Lumit me shkopinj gome, për ti qërruar ata nga shtëpitë e tyre, pa asnjë kompensim, se pengonin projektin e rrugës. Po e njejta Polici, që duhet të ruajë Aeroportin e vetëm shqiptar, u rrëfye syleshe, e paaftë ose më e rënda, ndoshta bashkëpunuese me banditët e mirëinformuar nga brenda. Ky është një turp i dyfishtë, kombëtar dhe ndërkombëtar, por edhe një mesazh që duket gangsterët dhe bandat shqiptare, i dërguan live, zotit Palmer: “Këtu shteti jemi ne!”… Çështja është, nëse ja kanë përkthyer saktë zotit Palmer këtë mesazh, me të cilin shqiptarët, tashmë ndeshen dita ditës…/360grade.al

https://www.facebook.com/360Grade.Al/videos/2483878671671487/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?