FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mesazhi i Lindita Nikollës për Ditën Ndërkombëtare të Parlamentarizmit: Kuvendi, shtyllë e demokracisë

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Parlamentarizmit, është shprehur se Kuvendi është i angazhuar në reformat demokratizuese dhe integruese.

“Kjo ditë bashkon 272 parlamente (193 Dhoma Deputetësh, 79 Senate) dhe rreth 46 mijë parlamentarë në 193 shtete anembanë globit, në qëllimin e përbashkët për të fuqizuar demokracinë liberale dhe sistemet përfaqësuse.

Kuvendi i Shqipërisë është anëtar aktiv i Unionit Parlamentar Ndërkombëtar dhe forumeve parlamentare ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kuvendi është i angazhuar në reformat demokratizuese dhe integruese, udhëheq e legjitimon procesin e integrimit evropian dhe partneritetin me aleatët evro-atlantikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fillimet e shekullit të dytë të parlamentarizmit shqiptar, Kuvendi, si një shtyllë e sistemit demokratik, konsolidon traditën për avancimin e reformave, mbrojtjen e interesit kombëtar e publik, rritjen e pjesëmarrjes së grave në jetën parlamentare e publike, transparencën, diplomacinë parlamentare dhe kontributin për sigurinë e paqen”, është shprehur Nikolla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?