Mesazhi për kanabisin, Luan Rama: Meta foli për ata që kanë veshë të dëgjojnë

Sekretari i Përgjithshëm në detyrë i LSI-së, Luan Rama, ka kërkuar një qasje tjetër ndaj ekonomisë së vendit.

Në një prononcim për Ora News, Luan Rama, dha se arritjet në këtë drejtim maten me produktin që shkon në buxhetin e familjes dhe jo ndërtimin e një bunkeri.

Rama: Situata e vështirë ekonomike ka nevojë për një qasje tjetër më realiste, më të drejtëpërdrejtë dhe produktive të politikave të qeverisëse.Misioni i një qeverie është ti shërbejë qytetarit dhe të bëjë më të mirën për qytetarin.Sistemi ynë i taksimit penalizon si punën ashtu dhe pronën. Vendi ka nevojë për qasje më realiste.Ajo çfarë është e rëndësishme matet me produktin që shkon në buxhetin e familjes. Nuk ka shumë vlerë si mund të ndërtohet një bunker apo fakti që tjetërsohet funksioni i një objekti që nuk ka qenë as bunker.Qytetarët nuk mund të ngopen dhe nuk ndjehen më të qetë dhe të sigurt duke parë muzeume të këtij lloji, por kanë nevojë për atë që u ofrojmë ne nesër dhe çfarë do të bëjmë për ta në vijim.Është korrekte të bëjmë një bilanc të arritjeve që kanë qenë evidente, por po kaq duhet të bëjmë dhe një shikim realist të asaj çfarë nuk është bërë mirë, çfarë është bërë keq dhe çfarë mund të bëhet më mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama është dakort me kryetarin Meta, kur thotë se ky koalicion qeverisës duhet të kërkojë energji të tjera të pashfrytëzuara brenda vetes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama: Konstatim shumë konçiz që tërheq vëmendjen për të kërkuar brenda vetes energji të tjera të pashfrytëzuara dhe për të ekonomizuar akoma më mirë kapacitetet e shumta që ka koaliconi qeverisës në funksion të përmbushjes së disa prioriteve që janë më të rëndësishme se interesat e çdo grupimi politik, janë prioritete që lidhen me interesat e vendit. Ky koalicion qeverisës ka realizuar reforma të mëdha.

Një koment e ka dhe për deklaratën e Kryeministrit Rama për një koalicon me tre bashkëkryetarë.

Rama: Më shumë është metaforë ajo që tha Kryeministri për qeverisje me tre drejtues. Qeverisjet në koalicion, partneriteti në qeverisje, serioziteti në partneritet dhe konsistenca në këtë seriozitet është ajo që i lipset më shumë vendit. Me këtë vëmendje të vazhdojmë të punojmë për të përmbushur deri në ditën e fundit të mandatit qeverisës detyrimin që kemi ndaj qytetarëve që nuk lidhet me ata që kanë votuar këtë koalicion, por të gjithë.Kjo është përgjegjësia qeverisëse dhe qeveria këtë duhet të përmbushë.

Kritik Luan Rama ishte për fenomenin e kanabisit, kur tha se kërkon një zgjidhje shteruese.

Rama: Nuk mendoj që PS është shumë e kënaqur me punën e saj.Çështja e kultivimit masiv të bimëve narkotike padyshim që është një problem i madh, është problem evident, nuk mund të fshihemi pas gishtit.Të dhënat që jep policia e shtetit si produkt i operacioneve që ka ndërmarrë është konfirmimi i një realiteti që është po kaq dhe akuzues. Akuzues për mosveprimin, për parandalimin e këtij fenomeni, për mosndëshkimin e autorëve që kanë çuar tek realizimi i këtij fenomeni me përmasa të tilla alarmante saqë ka tërhequr dhe vëmendjen e opinionit publik, ndërkombëtar, të mediave prestigjioze ndërkombëtare.Jam dakord për idenë e zotit. Meta që ka nevojë për një qasje realiste, të përgjegjshme dhe për të shkuar drejt një zgjidhje shteruese të këtij fenomeni.Është i mundur një pakt politik, social dhe institucional për të qenë në një front.

I pyetur nëse apeli i Metës është një ftesë për angazhim të ndërkombëtarëve në luftën kundër drogës, Luan Rama u përgjigj:

Rama: Reforma në drejtësi është modeli më i sukseshëm i kompromisit politik por dhe angazhimit dhe presionit të faktorit ndërkombëtar.Nuk ka asnjë arsye të mos përsëritet.Mesazhi i Metës është për të gjithë ata që kanë veshë të dëgjojnë, kanë sy të shikojnë, kanë vullnet të punojnë për të bërë të mundur që Shqipëria të mos jetë më plasdarmë e kultivimit të kanabisit.Qeveria ka përgjegjësinë e vet, por duhet një angazhim terësor i shoqërisë dhe politikës shqiptare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?