FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mesi: Qytetarët, opozita e vërtetë e qeverisjes tonë

Zv/kryeministrja Senida Mesi në turin e llogaridhënies theksoi edhe një herë rëndësinë e reformës në drejtësi. Ajo shtoi se një numër jo i vogël gjyqtarësh është larguar nga sistemi pasi ngelën në veting.

Sa i takon  qeverisjes Mesi thotë se opozita e vërtetë janë qytetarët.

“Jemi të përgjegjshëm që kemi shumë punë për të bërë. Sikurse me shumë përgjegjësi kemi marrë përsipër një rol shumë të vështirë, atë të bashkëqeverisjes me ju. Ju jeni opozita e vërtetë që na mban të tonifikuar dhe gjithmonë të përgjegjshëm dhe na kujton gjithmonë se mandati që kemi marrë për të qeverisur është më i vështiri por dhe më i bukuri. Për herë e më tepër dëgjoni prokurorë e gjykatës që kalojnë në procesin e vetingut. 20 gjyqtarë e prokurorë nuk e kanë kaluar. Kjo tregon se në mënyrë graduale sistemi po përmirësohet”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?