Mesila Doda i turret Baton Haxhiut në studio: Horr, të gjuaj me shishe!

Në emisionin “Opinion”, në TV KLAN, çështja për çka ka ndodhur mes kryeministrit Rama dhe kryeministrit Haradinaj në lidhje me pazarin e Thaçit me Vuçiç për kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë pati një moment debati të egër deri në sherr.

Një sherr mes Baton Haxhiut dhe Mesila Dodës, ish-deputete dhe numri dy në PDIU për pak sa nuk u kthye në një përplasje fizike.

Kur Baton Haxhiu e ofendoi Mesilën, kjo iu drejtua duke i thënë se ti je një horr dhe gënjeshtar. Ajo shtoi se “kujdes kur më drejtohesh mua duke më fyer”. Me pas Mesila Doda iu drejtua edhe njëherë: Rrugaç, ordiner… E di ç’të bëjë apo jo… (Merr në dorë shishen e ujit).

Swiss Digital Desktop Reklama

Sapo Baton Haxhiu reagoi prapë, Mesil Doda mori shishen e ujit për ta gjuajtur, por ndërhyrja e Blendi Fevziut shpëtoi Baton Haxhiun nga shishja në dorën e Mesilës.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?