FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta: Autori i vrasjes është Edi Rama. Sot kërkon të bëjë viktimën si në rastin e Klodian Rashës

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me tragjedinë në plazhin e Potamit në Himarë, ku gomonia goditi për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdiu.

Në një prononcim për mediat nga Fieri, Meta tha: 

Rama punon çdo ditë kundër të gjithë shqiptarëve. Shikoni rrogat më të ulëta, pensionet më të ulëta, çmimet më të larta. Shikoni vetëm një njeri që do të shfajësohet pas 10 vitesh në pushtet kur kontrollon të gjitha pushtetet në vend. Nuk ka lënë njeri në Shqipëri pa gjobitur për t’i mbajtur nën presion dhe shantazh. Sot kërkon të bëjë viktimën se autori i vrasjeve me arrogancën e tij është ai. Është ai që u jep siguri politike dhe garanci për pandëshkueshmëri. Siç e kemi parë dje, siç e kemi parë në rastin e të ndjerit Rasha. Këta bëjnë si të fortë me popullin se kanë atë, por e patë në Elbasan si rrinin para të fortëve, rrinin sus.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?