Meta dekoron me titullin “Nënë Tereza” mjekun e njohur Drini Dobi: Shembull i sakrificës më sublime
Presidenti Ilir Meta dekoroi mjekun e njohur neurolog Drini Dobi me Dekoratën “Nënë Tereza”. Mjeku humbi jetën pas betejës me koronavirusin.
Titulli në fjalë u dha; “Me mirënjohje për neurologun e shkëlqyer, pedagogun e Universiteti të Mjekësisë, shkencëtarin e punës së palodhur si dhe humanistin e përkushtuar dhe vetëmohues në shërbim të pacientëve. Në vlerësim të mjekut të rrallë, i cili iu dedikua me mish e me shpirt profesionit të tij fisnik, sidomos në situatat jashtëzakonisht të vështira të pandemisë Covid-19, duke sakrifikuar madje edhe jetën e tij në shërbim të pacientëve.”

KOHA JONË SONDAZH

