FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta: Distancim nga çdo individ me rekorde kriminale

 

Kryetari i Kuvendit dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, deklaroi sot në çelje të mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie se duhet të ketë një transparencë të plotë për financimin në parti.

Meta i prezantoi kryesisë së LSI-së disa masa lidhur me projektbuxhetin e vitit 2016. “Të japim një përgjigje të saktë për financimin në parti”, theksoi Meta, duke shtuar se ky është element thelbësor i transparencës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Duhet të japim përgjigje të qartë, duke vendosur që çdo e dhënë e partisë do të jetë transparente dhe publike për secilin që ka interes. Prandaj që sot në faqen zyrtare të LSI-së do të ketë një dritare, ‘financa dhe buxheti’ ku do të shfaqen qartë të ardhurat nga kuaotat e anëtarësië, donacionet dhe çdo formë tjetër e të ardhurave”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu Meta thekoi se, LSI përkrah fuqimisht platformën e dekriminalizimit duke shprehur distancim nga çdo individ me rekorde kriminale.

“Synojmë ta përshpejtojmë procesin e dekriminalizimit për t’i hequr një njollë vendit që e ka për shkak të politikës”, tha Meta duke shtuar se, gjithashtu do të shtohet kufizimi në përfshirjen e biznesmenëve në përfaqësimin publik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?