Meta: Dita e Çlirimit, të përmbushim idealin e të rënëve

Mazhoranca qeverisëse po zhvillon një takim me veteranë dhe veterane të Luftës Antifashiste Nacional- Çlirimtare në kuadër të Ditës së Çlirimit të Shqipërisë.

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, duke folur në aktivitet tha se Shqipëria ka ecur shumë në rrugën e integrimit.

Duke vazhduar me këtë progres, sipas tij, përmbushen edhe idelaet e atyre që sakrifikuan jetën për Shqipërinë që ëndërruan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendi është edhe më i integruar në Europën e bashkuar, në themel të së cilës qëndrojnë vlerat antifashiste të popujve të tyre që luftuan për lirinë. Jemi për të nderuar kujtimin e atyre që sakrifikuan gjithçka për një Shqipëri të lirë, demokratike dhe europiane. Rekomandimi pozitiv i KE për çeljen e negociatave është tregues i këtij progresi. Jam i bindur se duke vazhduar në këtë rrugë ne plotësojmë më tej idealin e të rënëve për Shqipërinë që ëndërruan”, tha Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?