FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta: Do të jem në politikë edhe 25 vite të tjera

Ilir Meta u shpreh sot i bindur se do të jetë në politikën aktive edhe 25 vite të tjera. Në një konferencë për shtyp nga selia e Partisë së Lirisë, Meta tha se është i ndërgjegjshëm për çdo firmë që ka hedhur gjatë këtyre viteve.

“Ilir Meta do të jetë edhe 25 vite të tjera në politikë aktive. Është këtu se në çdo firmë që ka hedhur në jetën e vet është shumë i ndërgjegjshëm në atë që firmos. Duhet të jemi të qartë se flagranca e tyre është shumë e rëndë dhe tregon kalbëzimin përfundimtar të këtij shteti gangster, që me një të shtyrë shumë të lehtë do të bjerë atje ku e meriton. Shqipëria jonë nuk do të bjerë bashkë me ta përkundrazi”, u shpreh ai.

Meta njoftoi gjithashtu se në 1 shtator do të padisë Autoritetin e Dosjeve. Ky institucion disa javë më parë vuri në dijeni Kuvendin se Meta rezulton si bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit. Meta mohoi se ka dosje për të dhe hodhi akuza për falsifikim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?