FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta: Fermerët të shfrytëzojnë maksimalisht tokën (FOTO)

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta i shoqëruar edhe nga ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti kanë shkuar sot në Divjakë për të inspektuar nga afër ngritjen e një pike moderne për grumbullimin dhe eksportin e prodhimeve bujqësore.

Kjo qendër sipas Metës është një model për të përballuar rritjen e ardhshme të prodhimit, ndërsa jep garanci për fermerët në të gjithë vendin. “Kjo kompani me kapacitete të shumëfishuara të frigoriferike jep garanci për fermerët në të gjithë vendin”, tha Meta.

Ndër të tjera Meta apeloi që fermerët shqiptarë të shfrytëzojnë maksimalisht tokën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shqiptarët t’i çonim në Izrael, të shohin si e kanë transformuar atë tokë të thatë. Ne kemi një tokë të jashtëzakonshme, por e shfrytëzojmë në nivele të ulëta. Kemi një tokë të bukur, të mrekullueshme, që duhet ta shfrytëzojmë”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?