Meta i kthehet Veliajt: Qen i pavaksinuar, do hedhim në Lanë tiraninë!

Një përplasje në distancë ka nisur mes kryetarit të Partisë së Lirisë dhe kryebashkiakut Erion Veliaj që nisi me një postim të ish presidentit në Facebook të Tiranës në vitin 1981 dhe në vitin 2021. Por ‘përplasja’ e cila kaloi edhe në ofezë vijoi edhe në konferencën për media të Ilir Metës i cili e cilësoi Veliajn si ‘qen të pa vaksinuar’ të Tiranës.

“Tirana është prioritet për mua se ndej detyrime për këtë tragjedi që i ka ndodh qytetit tonë… Vërtetë humbëm 10 vjet por ndëshkimi do jetë i tillë që për 100 vite askush s’mund të luaj me interesin publik”.

“Se ca nxjerr ndonjë nga këto qentë e Tiranës që janë të pavaksinuar, të jetë gati nëse do ekzistojë sërish Autoriteti i Manipulimit të Dosjeve që të fillojë punë zëdhënës atje se Tirana mezi po pret ta hedhë te Lana tiraninë.’- tha Meta në konferencë për media.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?