FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta i shkon Berishës në zyrë: Ramës po i vjen fundi!

Dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, kryetari i Partisë së Lirisë është takuar me ish-kryeministrin Sali Berisha në selinë blu.

Takimi mes dy politikanëve vjen edhe pas arrestimit të kandidatit të koalicionit të tyre “Bashkë Fitojmë” në bashkinë e Himarës. Fredi Beleri u arrestua me dyshimin e korrupsionit aktiv në zgjedhje, e kryer në bashkëpunim.

Rama po përjeton një dramë të madhe, atë të orëve të fundit që po i vjen në sundimin monist të sistemit vendor. Nga ai mund të prisni marrëzira të tjera. Sa i takon inskenimit të tij përmes policisë së Bledi Çuçit, të infiltruarve të tij, për të provokuar ngjarje të tilla, dua t’ju siguroj se fitorja e opozitës në qarkun e Vlorës do të jetë ndër më të thellat. Shqetësimi i tij është gjendja rëndë që ka në këtë qark, për shkak të zhvatjes së pronave që ka bërë që nga Vlora deri në Himarë. ka ndërruar 12 drejtorë hipotekash vetëm për këtë punë. Ka në plan që t’ju grabisë pronat qytetarëve të bregut, nga Vlora e deri në Ksamil. Ua ka marrë dhe komuniteteve fetare. Asgjë nuk na habit. Ka një javë që inskenon ngjarje të tilla kriminale. Është i tmerruar nga vota e lirë. Ju bëj thirrje strukturave tona, që të dyfishojnë përpjekjet e tyre, të rrisin pjesëmarrjet, dhe të votojnë dhe të mbrojnë pronat. Ai do që të lubrifikojë pastrimin e parave”, tha Meta për gazetarët në dalje nga selia blu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?