Meta: Konsensus për të zhdukur kanabisin nga toka jonë
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta është shprehur se është koha që politika të bashkohet për të krijuar një kamp konsensual, me qëllim çrrënjosjen e kanabisit nga toka dhe mendja jonë. Këtë gjë, Meta e ka thënë në mbledhjen e Konventës Zgjedhore të LSI-së.
Sipas tij, për të zhdukur kanabisin duhet një pakt mes pozitës dhe opozitës, njëlloj sikundër në rastin e reformës në drejtësi.
“Nuk është koha për të gjetur se kush e ka fajin. Mbjellja e kanabisit nuk është problem aktual, por ka qenë që më herët, prandaj dhe duhet konsensus i gjerë mes pozitës dhe opozitës, me qëllimin final për ta luftuar me sukses. Politika të realizojë një pakt si në rastin e reformës në drejtësi, për t’i dhënë fund këtij fenomeni, që po dëmton imazhin e vendit. Ta çrrënjosim kanabisin jo vetëm nga toka jonë, por edhe nga mendja e gjithsecilit”, tha kreu i LSI-së.
KOHA JONË SONDAZH

