Meta kujton 2 Marsin: Nisma e “Rilindjes” për betimin te Lana të anëtarëve të Gjykatës u ndal falë popullit

Mesazhi i plotë i Ilir Metës në Facebook: 

Në 30-vjetorin e themelimit të Gjykatës Kushtetuese, një falenderim dhe mirënjohje për popullin e 2 Marsit që ju përgjigj thirrjes së Presidentit të Republikës për të mbrojtur pavarësinë e këtij institucioni shumë të rëndësishëm nga tentativat mafioze të Kryeministrit, nëpërmjet falsifikimeve, mashtrimeve, shkeljes së Kushtetutës dhe të ligjit, për kapjen dhe asgjësimin përfundimtar të saj.
Nisma e sektit të “Rilindjes” përmes ligjit antikushtetues për betimin tek Lana të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese u ndal vetëm falë shprehjes dhe qëndresës së palëkundër të vullnetit të popullit.
Ndaj të mos harrojmë mësimin e Thomas Jefferson: “Kur populli ka frikë nga qeveria aty ka Tirani. Kur Qeveria ka frikë nga populli, aty ka liri, aty ka drejtësi”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?