FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta: Lidhja Shqiptare e Prizrenit, që i parapriu shpalljes të Pavarësisë së Shqipërisë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë në rrjetet sociale një kujtesë historike me rëndësi për fatin e shqiptarëve, siç ishte Lidhja Shqiptare e Prizrenit.
“Lidhja Shqiptare e Prizrenit, që i parapriu shpalljes të Pavarësisë së Shqipërisë, do të mbetet përjetë një vepër e gjallë frymëzuese në përpjekjet e shqiptarëve për mbrojtjen e identitetit dhe dinjitetit kombëtar, Lirisë, Pavarësisë dhe Sovranitetit.
Kjo ngjarje e rëndësishme dhe e paharruar historike, na kujton gjithmonë rëndësinë e bashkimit rreth vlerave kombëtare, fuqizimit dhe lartësimit të arritjeve të deritanishme të Shqipërisë, Kosovës dhe mbarë shqiptarëve në rajon, për të mbrojtur të ardhmen tonë europiane nga çdo ide apo projekt shovinist që synon përçarjen mes nesh, shpopullimin dramatik dhe aneksimin e trojeve shqiptare.
Mirënjohje të jashtëzakonshme për udhëheqësit vizionarë e legjendarë, Abdyl Frashërin, Ymer Prizrenin, Sulejman Vokshin dhe të gjithë burrat e mençur dhe atdhetarë, të cilët sakrifikuan gjithçka për të mbrojtur të ardhmen e Shqipërisë, Kosovës dhe të mbarë kombit tonë.” shkruan në postimin e tij, Meta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?