Meta me zjarrfikësit: Mirënjohje për solidarizimin me kauzën e dhurimit të gjakut

Presidenti i Republikës ka falënderuar efektivët e Repartit të Zjarrfikësve të Bashkisë Tiranë, të cilët iu bashkuan nismës së “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”.

Përmes një postimi në Facebook, Meta thotë se gatishmëria e tyre për të shpëtuar në çdo moment jetë njerëzish, merr sot një kuptim më të veçantë.

Statusi i plotë i presidentit Meta: 

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot kam një falenderim të veçantë për të gjithë efektivët e Repartit të Zjarrfikësve të Bashkisë Tiranë që iu bashkuan nismës së “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gatishmëria e tyre për të shpëtuar në çdo moment jetë njerëzish, merr sot një kuptim më të veçantë, me vullnetarizmin fisnik që dëshmuan për t’iu bashkuar kauzës jashtëzakonisht humane të dhurimit të gjakut.

Mirënjohje për efektivët zjarrfikës që me punën e përditshme, përpjekjet e sakrificat sublime, vendosin veten në rrezik për të shpëtuar pronën dhe jetën e qytetarëve. Rasti i fundit i fatkeqësisë së zjarreve në Greqi na kujton se sa i rëndësishëm është misioni i tyre dhe se duhet t’i mbështesim të gjithë në përmbushjen me sukses të tij. ??

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?