Meta nga Berati: Marrëveshja me Berishën, bashkim për ndryshim

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se marrëveshja e arritur mes ish-kryeministrin Sali Berisha për zgjedhjet lokale të 14 majit, është një bashkim i forcave për të sjellë ndryshimin.

Në një takim ku i pranishëm ishte edhe kandidati i “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Beratit, Meta u shpreh se në zgjedhjet e 14 majit duhet të çrrënjoset monizmi dhe të rivendoset llogaridhënia dhe vënia e pushtetit në shërbim të qytetarëve.

“Marrëveshja me Berishën, bashkim për ndryshim. Modeli që sjellim nuk ndryshon me shndërrimin e bashkive që i shërbejnë qytetarëve, por ne do të vijojmë me referendumet për ti rikthyer fuqinë popullit shqiptar që të ketë fuqi mbi politikën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jemi të parët në Europë për azil e pastaj vijnë vendet në luftë. Një gjendje kjo e papranueshme, ndaj të gjitha përpjekjet tona në javët që kanë mbetur për të realizuar ndryshimin historik e afatgjatë, për të zgjedhur doktor Zijain si kryebashkiak i Beratit dhe projektin e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të gjithë më 14 maj të çrrënjosim monizmin e të rivendosim llogaridhënien dhe vënien e pushtetit në shërbim të qytetarëve. Besoj në këtë bashkim e bashkëpunim”, tha Meta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?