FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta: Shqipëria do mbështesë përpjekjet e Kosovës në dialog me Serbinë. Koordinim BE-SHBA

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vlerëson se Shqipëria do të mbështesë përpjekjet e institucioneve të Kosovës për tu riangazhuar në dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Në një reagim në Facebook, Presidenti Meta më e konsideron si një proces që normalizon plotësisht marrëdhëniet midis dy vendeve.

“Shqipëria do të mbështesë përpjekjet e institucioneve të Kosovës për t’u riangazhuar në dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian. Një proces konstruktiv ka potencialin të prodhojë marrëveshjen përfundimtare, ligjërisht të detyrueshme, tërësore dhe të zbatueshme, që normalizon plotësisht marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe kontribuon për paqen, stabilitetin e perspektivën europiane të rajonit”,- shkruan Meta.

Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, Presidenti i referohet shembullit që u ndoq me marrëveshjen e Prespës. “Ngjashëm me shembullin e Marrëveshjes së Prespës, mbeten jetike dhe të domosdoshme si bashkëpunimi i përgjegjshëm dhe serioz ndërmjet dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë, ashtu edhe një koordinim më i mirë ndërmjet Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi perspektivën e dialogut dhe të rajonit”,- shkruan Presidenti Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?