Meta: Shqipëria shpreson që edhe Këshilli të ndajë të njëjtin opinion me Komisionin
Ilir Meta u prit në Bruksel nga Komisioneri për Zgjerim Johannes Hahn
Ilir Meta: “Shqipëria shpreson që edhe Këshilli të ndajë të njëjtin opinion me Komisionin Evropian”
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i shprehu mirënjohjen e thellë Komisionerit Hahn për punën e palodhur të Komisionit Evropian në hartimin e progres-raportit të fundit për Shqipërinë si dhe për rekomandimin pozitiv në mbështetje të çeljes së bisedimeve për anëtarësim me Bashkimin Evropian.
“Shqipëria shpreson që edhe Këshilli të ndajë të njëjtin opinion me Komisionin, gjatë mbledhjes së tij të ardhshme gjatë këtij muaji”, theksoi Meta.
Ne lidhje me reformen ne drejtesi, Kryetari i Kuvendit nenvizoi se konsensusi ishte kyç për legjitimitetin e reformës dhe Kuvendi mbetet tërësisht i angazhuar për avancimin me implementimin e saj pa vonesa gjatë javëve në vazhdim. Komisioneri Hahn tha se Shqipëria ka shënuar progres të dukshëm në përmbushjen e prioriteteve dhe falënderoi Kryetarin Meta për mbështetjen e tij të vazhdueshme gjatë miratimit konsensual në Kuvend dhe në fazën e zbatimit me sukses të reformës në sistemin e drejtësisë, duke nenvizuar se suksesi i reformës së drejtësisë dhe ligjit të dekriminalizimit në Shqipëri do të prodhojë lajme të mira për gjithë rajonin e Ballkanit, i cili ka nevojë për momente pozitive.
KOHA JONË SONDAZH

