Ministrat Hoxha dhe Mazniku prezantojnë prefektin e ri të Elbasanit

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku prezantuan Prefektin e ri të Qarkut Elbasan, Ilir Bejtja, i cili merr këtë detyrë duke zënë vendin e ish-prefektit Ali Mysliu.

Në ceremoninë e zhvilluar në qytetin e Elbasanin morën pjesë autoritete vendore, kryetarë të bashkive në qark e drejtues lokalë.

Ministri Hoxha bëri një portret të shkurtër profesional të Prefektit të ri dhe njëherësh i uroi suksese në detyrën e ngarkuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Prefekti i ri, Ilir Bejtja është një personalitet, me njohuri dhe eksperiencë të gjatë në administratën publike, me kontribut si deputet dhe së fundmi, për disa vite, në rolin e zëvendësministrit. Ai vjen në këtë detyrë me një bagazh profesional dhe institucional, duke pasuar Prefektin Ali Mysliu, i cili ka dhënë dorëheqjen nga ky post. Për profesorin, siç ja kam shprehur edhe në bisedën që pata me të, kam vetëm vlerësime dhe mirënjohje për periudhën që drejtoi Prefekturën,”- theksoi Ministri Hoxha gjatë prezantimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke folur rreth detyrave dhe angazhimit të strukturave shtetërore për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit, Ministri vuri në dukje se “me afrimin e datës 11 maj, Prefekti do të ketë një rol kyç në bashkëpunim me institucionet zgjedhore dhe organet e rendit, për të siguruar një proces të rregullt, të ndershëm dhe të qetë. Marrja e të gjitha masave për garantimin e infrastrukturës dhe logjistikës zgjedhore do të jetë një prioritet kyç i tij, në javët në vijim”.

“Është shumë e nevojshme të kemi një koordinim mes bashkive dhe institucioneve qendrore, në mënyrë që të ketë përfitime të dukshme në jetën e njerëzve. Të përkthehet nga një zhvillim infrastrukturor në përmirësim në jetën e njerëzve. Një ndër detyrat kyçe të Prefektit është të koordinojë gjithë aktorët në territor për të ecur para punët”, u shpreh ministri Mazniku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?