Ministrat Mazniku dhe Gonxhe: Projekte konkrete këto që do t’i japin Elbasanit vëmendjen që meriton

“Së bashku me Arbin, Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, diskutuam konkretisht e me detaje, mbi projekte të cilat lidhen me Elbasanin dhe gjithë qarkun.
Investime duke filluar nga rijetëzimi i Kalasë së qytetit në bashkëpunim me AADF, që synon të rikthejë në vëmendje trashëgiminë kulturore, te revitalizimi i Metalurgjikut, një projekt i ri mjaft ambicioz dhe deri te projekti i shumëpritur i Auto Moto Park Albania në Krastë, një destinacion i ri që do të sjellë zhvillim inovativ dhe turistik në zonë.
Projekte konkrete këto që do t’i japin Elbasanit vëmendjen që meriton”, shkruan ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhe në një postim në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?