FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri Arbjan Mazniku vizitë në Universitetin e Harvardit, SHBA

Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ishte për një vizitë pune në SHBA. Ndër të tjera Mazniku ka vizituar edhe Universitetin e Harvardit.

Ja se çfarë shkruan ministri Mazniku: “Vizitë shumë frytdhënëse në Universitetin e Harvardit, ku bashkë me profesorin Rikardo Hausman do të bashkëpunojmë për të shfrytëzuar dijet dhe hapësirën kërkimore të këtij universiteti për t’i ardhur në ndihmë bashkive tona të zhvillojnë planet e tyre ekonomike.

Ashtu siç mësuam gjatë dialogut vendor me të gjitha bashkitë dhe takimit në Shkodër mes qeverisë dhe kryetarëve të bashkive, pushteti lokal, përveç detyrave funksionale të mirëmbajtjes së infrastrukturës rrugore apo arsimore dhe pastrimit, duhet të rrisë rolin e vet edhe në zhvillimin ekonomik dhe për këtë na duhet një analizë e potencialit që ka çdo bashki.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me Laboratorin e rritjes, institucionin që drejton profesor Hausman në Universitetin e Harvardit, do ta bëjmë këtë analizë dhe do ta përdorim për zhvillimin strategjik të territorit”- përfundon mesazhin e tij Arbjan Mazniku.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?