Ministri Brendshëm u përgjigjet reagimeve të studentëve të Durrësit
Ministri i Brendshem, Sander Lleshaj ka reaguar sot per ate qe ndodhi dje gjate takimeve me studente ne Durres, teksa ne nisje u perplas me disa studente, qe e akuzuan ate se i ka helmuar me gaz dhe nuk ka te drejte te shkoje gjekundi, pasi perfaqeson nje qeveri ilegjitime.

Ne pergjigje edhe te reagimeve ne rrjetet sociale, te opozites, apo edhe vete ish-kryeministrit Berisha, qe tha se Lleshajt ne Durres iu tregua vendi nga studentet, ministri ka sqaruar se ata ishin fatkeqe dhe jo studente, madje te tjetersuar dhe ithtar partie.
Ja reagimi i ministrit
Haxhi Mileti, që ndryshe njihet dhe si Sjellësi i Fatkeqësisë, qenka mërzitur nga takimet e mija me studentët në Durrës. Tre fatkeqe nga prodhimi i tij, në rrugë dhe jo studente, janë një dëshmi e mjerë se si mund të tjetërsohet një i ri kur bëhet ithtar i H. Miletit. Dje kisha një ditë shumë të bukur në Durrës ?????
Perplasja dje me studentet
Është pritur me protesta nga studentët ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në një takim të organizuar me Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.
Në momentin që ministri, i shoqëruar nga kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, ka mbërritur pranë Universitetit, një grup studentësh, të pajisur me maska dhe me pankarta në duar, kanë filluar të thërrasin “turp”, ndërsa e kanë akuzuar ministrin se i ka helmuar me gaz gjatë protestë.

Debati mes minsitrit Lleshaj dhe protestuesve:
Lleshaj: Cfarë do doje prej meje?
Protestuesi: Për cfarë keni ardhur këtu, ju nuk ju takon me ardh në asnjë vend të Shqipërisë, jeni qeveri ilegjitime, vini këtu dhe e morëm vesh një orë përpara se ka ardh ministri, a thu se ka ardh shërbimi sekret
Lleshaj: Ju e caktoni kur vij une e kur nuk vij unë?
Protestuesi; Nuk e caktoj unë, unë duhet ta di
Lleshaj: Kush jeni ju?
Protestuesi: Unë jam qytetari i këtij vendi, që ti me ke helmu mu, a je ministri Brendshëm me ke hedh gaz
Lleshaj: duhet të komunikojmë
Protestuesit; Cfarë të komunikojmë, cfarë do bëjnë do na arrestojnë këta shoqëruesit tuaj?
Protestuesit në kor: turp, turp, turp
Protestuesi tjetër: Kam unë ca pyetje, ke qenë këshilltar sigurie për Kryeministrin
KOHA JONË SONDAZH

