Ministri Gjiknuri: PD-ja bëri tenderime për rrugët e jo rrugë
Ministri i Energjitikës dhe Transportëve, deputeti Damian Gjiknuri foli sot në parlament duke hedhur poshtë akuzat e liderit të opozitës Lulzim Basha, i cili sulmoi nga qyteti i Elbasanit për rrugën Tiranë-Elbasan. Ministri Gjiknuri theksoi se aktet e qeverisë shqiptare dhe të kryeministrit Rama janë në favor të qytetarëve, pasi në kohën e PD-së vetëm bëheshin vetëm tenderime, pasi i firmosnin, por nuk kishin fonde. Më tej, ministri tha se rrugën Kukës-Morinë po e mbarojmë, sepse PD-ja vetëm sa bëri tenderime duke vjedhur lekët. Më tej ai deklaroi për rrugën e re Milot-Balldre dhe Thumanë-Kashar, dhe me këtë rast mbyllet përfundimisht autostrada e Tiranë-Kukës-Kosovë. Do të ndërtohet unaza e plotë e Tiranës, sidomos shumë shpejt pjesa e daljes së Tiranës, te Shqiponja.
Po kështu ministri foli edhe për rrugët e tjera në Jug dhe në krejt vendin.
Duke vazhduar fjalën e tij ministri tha se në tre vitet e ardhshme do të investohen 1.4 miliardë euro për rrugët e Shqipërisë.
KOHA JONË SONDAZH

