Ministri Hasani dhe homologu i tij ukrainas inaugurojnë ambasadën shqiptare në Kiev

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani e përfundoi vizitën në Ukrainë me inagurimin e ambasadës së Republikës së Shqipërisë, ku mori pjesë edhe ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha.

Ambasada, e hapur në fund të vitit 2024, pësoi dëme materiale pak javë më parë si pasojë e sulmeve ruse.

Ministri Hasani dhe homologu i tij, Sybiha theksuan gjatë ceremonisë se kjo ambasadë është jo vetëm një urë për bashkëpunimin afatgjatë midis dy vendeve, por edhe si një dëshmi për qëndrueshmërinë dhe angazhimin e përbashkët për një të ardhme në paqe e progres dhe të një Europe të bashkuar, të fortë dhe të begatë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?