Ministri i Bujqësisë, Andis Salla diskuton me homologun turk skemat e sigurimeve bujqësore sipas modelit TARSIM

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi një takim me ministrin e Bujqësisë dhe Pylltarisë të Turqisë, İbrahim Yumaklı, gjatë qëndrimit të tij në Berlin, në kuadër të Forumit Global për Bujqësinë dhe Ushqimin (GFFA) 2026.

Salla bëri të ditur se, gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në sektorët kyç të bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ndamë vlerësimin për marrëdhëniet Shqipëri-Turqi dhe diskutuam forcimin e bashkëpunimit në fushat e bujqësisë, zhvillimit rural, sigurisë ushqimore, si edhe të skemave të sigurimeve bujqësore sipas modelit TARSIM, duke riafirmuar partneritetin e qëndrueshëm mes dy vendeve”, deklaroi ministri Salla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai theksoi rëndësinë e shkëmbimit të eksperiencave dhe bashkëpunimit teknik për të përmirësuar praktikat e prodhimit bujqësor dhe sistemet e sigurimeve në sektorin e bujqësisë, duke synuar rritjen e qëndrueshmërisë së fermerëve dhe mbrojtjen nga rreziqet natyrore.

Takimi mes ministrave të Shqipërisë dhe Turqisë përfaqëson një hap konkret në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe në përforcimin e partneritetit rajonal për sigurinë ushqimore dhe zhvillimin e qëndrueshëm rural.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?